Kosova hyn fuqishëm në historinë ndërkombëtare, duke u bërë pjesë e Federatës Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive (FIMS) si anëtare e rregullt. Ky vendim, u mor në mbledhjen e Këshillit të Delegatëve në Dubai të shtunën më 26 tetor.
Përveç një abstenimi nga Gjeorgjia, të gjitha vendet e pranishme votuan unanimisht për anëtarësimin e Kosovës, duke pranuar me entuziazëm projektin e Asociacionit të Kosovës për Mjekësi Sportive (KASEM), një iniciativë që u themelua nën iniciativën e UBT-së.Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ishte i pranishëm për të paraqitur prezantimin dhe për ta bërë këtë kërkesë historike. Ai falënderoi delegatët për kontributin e tyre në këtë proces dhe e vlerësoi Komitetin Ekzekutiv për pranimin e vendimit në Këshillin e Përgjithshëm të Delegatëve. Një falënderim i veçantë shkoi për Profesor Norbert Bachl, i cili ka qenë një mbështetje e vazhdueshme për Kosovën në ndihmën e ndërtimit të strukturave të nevojshme për anëtarësim, si dhe Presidentin e FIMS, Prof. Fabio Pigozzi.