Të jesh një yll nuk është dhe aq shumë e lehtë, sepse në cdo moment dhe hap të jetës je e ndjekur nga thashethemet dhe paparacët. Ka raste që tërheq vëmendjen edhe për keq. “Viktima” e fundit e një sulmi është Kim Kardashian, e cila ndodhej në West Hollywood për të prezantuar parfumin e saj të ri. Ajo sulmohet me një pluhur të bardhe, që mendohet se ishte miell nga një grua aziatike e paidentifikuar. Nuk ishte ndonjë gjë për t’u shqetësuar përvec faktit se Kim ka mbetur e shokuar dhe e turpëruar.





SHPËRNDAJE