Agim Hoti pretendon se është autor i dy tentim atentateve ndaj ish-Presidentit Ibrahim Rugova. Nga burgu i Dubravës, Hoti thotë se ata që bënë pazar me të për të vrarë janë Xhavit Haliti, Artan Nimani e Agron Haradinaj. Për këto pretendime thotë se ka fakte që do t’ua tregojë edhe hetuesve. Personat e përmendur, këto deklarime i quajnë shpifje.

Agim Hoti ka kryer tentim atentatin ndaj ish Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Kështu së paku thotë vetë Hoti.
Derisa po vuan dënimin e tij në burgun e Dubravës, për një atentat tjetër, ndaj Anton Berishës, ish-shefit të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit (ART), Hoti thotë se ka vendosur t’i hedhë në shesh të gjitha ato që ka bërë pas përfundimit të luftës në Kosovë.
Në bisedë telefonike nga burgu për Express, Hoti pretendon se përveç atentatit që ka kryer në vitin 2007 ndaj Anton Berishës, ai vetë ka kryer edhe dy sulme të tjera, njërin në vitin 2004, e tjetrin një vit më pas. Të dy këto tentim atentate ndaj ish-Presidentit Rugova.
Hoti pretendon se në këto raste nuk ka qenë i vetëm.
Që të dy sulmet ndaj ish-Presidentit, ai thotë se i ka kryer me urdhër të Xhavit Halitit, aktualisht deputet dhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Artan Nimanit, profesor në UP si dhe Agron Haradinajtm i cili punon në PTK.
Hoti pretendon se për këto punë, ka marrë 5 mijë euro në janar 2004.
“Unë jam ai i cili e kam gjuajtur bombën më 12 mars të vitit 2004, në oborrin e shtëpisë së Ibrahim Rugovës, me urdhër të Xhavit Halitit, Agron Haradinajt e Artan Nimanit”.

————————————

Le président visé par un attentat

Une forte explosion, criminelle selon la police, a endommagé la voiture du président du Kosovo Ibrahim Rugova, mardi 15 mars dans le centre de Pristina (capitale du pays). L’explosion a fait un blessé, qui “n’était pas le président” et dont “les jours ne sont pas en danger”, a précisé un garde de la sécurité présidentielle.
“Dieu merci je suis sauf”, a déclaré Ibrahim Rugova visiblement troublé après l’explosion. “La même chose est arrivée il y a un an. Malheureusement il y a toujours des personnes qui veulent déstabiliser le Kosovo”, a-t-il ajouté. “Je condamne cet acte et ceux qui commettent des actions de ce genre doivent être arrêtés”, a-t-il dit.

SHPËRNDAJE