Kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se ky subjekt politik do ta kthejë ligjin në votim, që garanton dyfishimin e pagave për profesionistët shëndetësorë.
“Të gjithë mantelbardhëve në vijën e parë të frontit – Faleminderit! PDK do ta kthejë ligjin në votim, që garanton dyfishimin e pagave për profesionistët shëndetësorë”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.