20160325135728977646Gjykata në Shkup për rastin “Celula”, të akuzuarit e dyshimtë për pjesëmarrjen dhe rekrutimin e shtetasve të Maqedonisë në radhët e IS IS dhe luftërat e tjera në Lindjen e Mesme, ka shpallur dënimet me burg për 8 veta të akuzuar.

Ndaj gjashtë vetave janë shqiptuar dënime me burg prej 5 viteve, transmeton ina, ndërsa njëri prej tyre është dënuar me 7 vjet dhe bëhet fjalë për imamin e Tutunsuz Xhamisë, Rexhep Memishi.

Siç bëhet e ditur, imami Memishi në marrëveshje me prokurorinë ka marrë 7 vjet burg për pjesëmarrje dhe organizim të paramilitarëve dhe rekrutimet për luftë në Siri. 5 veta nga grupi i të akuzuarve nuk kanë pranuar akuzën. Ky grup u arrestua gjatë verës së vitit të kaluar.

SHPËRNDAJE