Këshilltari i Kryeministrit Albin Kurti, Hysamedin Feraj, në deklarimin vjetor të pasurisë, ka çuditur me vlerën e pronave të paluajtshme.
Feraj ka deklaruar një banesë në pronësi të përbashkët në vlerë 46 euro e 55 centë, një banesë tjetër poashtu në pronësi të përbashkët në vlerë 69 euro e 30 centë, si dhe një shtëpi që e ka deklaruar në vlerë 12 euro e 50 centë.
Tek pasuritë e paluajtshme, Feraj a deklaruar dy oborre në vlerë të përbashkët 8 mijë euro, si dhe një shtëpi tjetër në vlerë 5 mijë e 500 euro.
Si pasuri të luajtshme, Feraj ka deklaruar njjë veturë në pronësi të përbashkët në vlerë 9 mijë euro.
Para të kursyera i ka deklaruar 2 mijë e 600 euro dhe 10 mijë lekë.
Si pagë vjetore, e ka deklaruar pagat nga Zyra e Kryeministrit në vlerë 930 euro.