I dërguari i Papa Françeskut, Kardinal Ernest Simon, aktualisht është duke mbajtur fjalën e tij, në shugurimin e Katedrales “Nënë Tereza”, në Prishtinë.

Me këtë rast, Simon ka kërkuar bashkimin e të gjithë vëllezërve kosovarë e shqiptarë në rrugën e së mirës.

Ai më tej, bëri thirrje që të ndihmohet njëri-tjetri dhe veçmas të varfëritë.

“Të mirat materiale ua jepni gjithmonë të varfërve”, tha kardinal Simoni

SHPËRNDAJE