Apple pranoi që shërbimi i vet për SMS brenda të gjitha versioneve të iOS-it (deri te versioni i fundit iOS 6 beta, versioni 4) ka pika të dobëta dhe mund të manipulohet nga sulmuesit.Një sulmues mund të ndryshojë variablin “reply to” të gjetur në pjesën e sipërme të një mesazhi.
Dhe duke bërë këtë, përdoruesit mund të mendonin se kanë marrë një mesazh të rëndësishëm nga banka e tyre ose shërbime të tjera dhe se duhet t’i shkruajnë hollësitë e llogarisë.
Në këtë mënyrë ata dërgojnë informacione tek një numër që nuk do ta kuptojnë kurrë se kujt i përkiste në të vërtetë.
Cila ka qenë përgjigja e Apple ndaj lajmit? Thjesht: Mos përdorni dërgimin e SMS-ve.
“Apple e merr shumë seriozisht sigurinë. Kur përdoret iMessage në vend të SMS-ve, adresat verifikohen, gjë që ju mbron kundër këtyre sulmeve tallëse.
Një nga kufizimet e SMS-ve është që ai u mundëson mesazheve të dërgohen me adresa të rreme drejt çdo telefoni, kështu që ne iu kërkojmë konsumatorëve të jenë shumë të kujdesshëm nëse çohen tek një uebfaqe ose adresë e panjohur përmes SMS-ve,” tha për Engadget një përfaqësues i Apple.
Tim Stevens nga Engadget tregon se ka një numër të disa shërbimeve të ndryshme që u mundësojnë sulmuesve që të maskojnë mesazhet (pavarësisht përmes cilës kompani telefonike apo pajisjeje dërgohen), prandaj është e rëndësishme të dini se cilave mesazhe t’u përgjigjeni dhe të dalloni me kujdes linket ku ju drejtojnë.