Gjate dites se sotme, kreu i FFK-se, z. Agim Ademi i ka shkuar ne takim te parit te Komunes se Mitroves z. Bedri Hamza me te cilin kane biseduar per te ardhmen e futbollit si dhe format e mundshme te bashkepunimit.

Ja postimi i plote i z. Ademi:

Sot së bashku me anëtarin e KE të FFK-së, Xhelal Broja dhe kryetarin e LRF të Mitrovicës, Bardhec Seferi ishim për vizitë në Komunën e Mitrovicës, ku u pritëm nga kryetari, Bedri Hamza dhe kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vesa Broja.

Me kryetarin Hamza diskutuam rreth bashkëpunimit ndërinstitucional dhe investimit në projekte të përbashkëta me qëllim të përmirësimit të mëtejmë të infrastrukturës së futbollit në qytetin e minatorëve.

U dakorduam që së shpejti të finalizojmë marrëveshjen për realizimin e projektit për ndërtimin e dy fushave të futbollit – njëra për nevojat e LRF të Mitrovicës dhe tjetra për të rinjtë e këtij qyteti.

#BashkëPërFutbollin

SHPËRNDAJE