Në një atmosferë fantastike, në prezencën e shumë dashamirëve të fjalës dhe urdhërit të Allahut të lartësuar, dje, ditë e diel, në Prishtinë është hapur pika më e re agjencionit për organizime grupore drejt vendeve të shenjta islame.

Nën një program të mrekullueshëm, së pari para ambienteve të zyrës tek lokacioni, sic quhet “Katër Llullat”, e pastaj edhe në darkën solemne në restaurant, hapja e zyrës së re në Prishtinë, nga i nderuara z. Idriz Cela, u bë nën tingujt e ilahive, por edhe të sekuencave ligjeruese nga hoxhallarë të nderuar, jo vetëm nga Kosova, por edhe nga Lugina e Preshevës, Maqedonia e Veriut e Shqipëria.

Qëllimi i hapjes së kësaj zyre, padyshim që me lejen e Allahu xh. sh, do të jetë që me cmimet më të arsyeshme në treg, tu mundësohet muslimanëve që ta kenë sa më të lehtë që të vizitojnë vendet e bekuara nga Allahu i madhërishëm, por edhe të shkelet në tokat ku ka shkelur e nga e ka shpërndarë fjalën e Allahut xh. sh, pejgamberi ynë Muhamedi a.s.
Ishte interesante të theksohet se gjatë ceremonisë, kohë pas kohë mikrofonin e merrnin plot njerëz që kishin pasur të paktën një përëvojë ne vendet e shenjta me zotri Idrizin, e ku të gjithë zgjidhnin fjalët më të bukura për ta përshkruar kënaqësinë që kanë përjetuar jo vetëm prë vizitën në Mekke e Medine, por edhe për shërbimet korrekte e përgjegjshmërinë që agjencia “Idriz Travel” merr përsipër, si amanet për ta, saherë që dikush vendosë të udhëtojë me ta.

Të gjithë që kanë vendosur, e që kanë mundësi të vizitojnë vendet e shejnta islame, ju rekomandojmë të kontaktoni z. Idriz përmes numrave të telefonit të agjencisë, ne ju garantojmë se do të ndaheni të kënaqur.

Më poshtë, po ju paraqesim vetëm një pjesë të vogël nga atmosfera në hapjen e zyrës, por edhe tek darka ku u dhuruan edhe disa shpërblime, Umre për disa nga pjesëmarrësit me anë të shortit.

SHPËRNDAJE