Igli Tare është në Stamboll që nga dita e enjte.

Igli Tare është në Turqi, për një yll të madh të futbollit

Drejtori sportiv i Lazios është në bisedime me Fenerbahcen për blerjen e Robin Van Persiet.

Sulmuesi holandez publikisht ka dalur i pakënaqur me situatën e tij te skuadra turke dhe për këtë Tare po insiston ta sjellë atë në Itali.

Tare ka kujtime të mira nga marrëveshjet me skuadrat turke pasi që më parë ka bërë pazar për Musleran dhe Canën.

Tare e ka ndjekur nga afër Van Persien në takimin e parë të Europa League që Feneri e fitoi ndaj Lokomotiva Moskës.

SHPËRNDAJE