Ternoc,Bujanoc, 24 maj/ AIK-Presheva Jonë
“Plumbat janë për trima e misioni i UCPMB-së është: O Vdekje , o Liri-Deri ne Fitore!”, ka thënë Ridvan Qazimi- Komandant “Lleshi” nër intervistëne fundit dhënë gazetarit tonë në Gjenevë vetëm pak orë para atentatit, pak orë pa prekur plumbat trupin e heroit tone. “Komandant Lleshi: Në paqe je më i rrezikuar sesa në luftë, sepse serbëve nuk u zihet besë…” ishte shprehur komandant “Lleshi” në ektë intersitë të cilat fjalë i dëshmon edhe koha, sepse këtë decenie të fundit më shumë janë vraë shqiptarë në “paqë” se sa në luftë. Gjatë luftës së fundit mes UCPMB-së dhe APJ-së janë vrarë 28 heronjë, ndërsa në “paqe” nga përfudimi i luftës në Luginën e Preshevës janë vrarë mbi 30 shqiptarë, deri tek deputeti Ing.Isuf Azizi, humanist dhe biznismen i njohur shqiptarë në Luginë dhe Kosovë.
Dhe ansjë person për këto krime deri më tash nuk është arrestuar e as burgosur.?! ” Faktori Ushtarak dhe politik shqiptar në Kosovën Lindore në platformë ka rrespektuar Referendumin e vitit 1992” ishte ky titulli i intervistës së fundit vetëm pakm orë pas vrasjes së Ridvan Qazimit dhënë gazetarit tone në Gjenevë me komandant ”Leshin” e UCPMB-së. Më gjerësisht intervistën mund tga lexoni më paoshtë që ke I ruajtur nergur për ju lexues, nergut për ju gjennerata të reaj që dje keni apsur 1 vjet e sot 10-të, ju që keni pasur 10 sot keni njëzet…Historinë e pèopuillit shquiptarë, ketë të kosovës Lindore e kanë shrkuar me gjak heronjë tabnë të rënë në luftë dhe aps luftës për vatan. Po ashut më poshtë po jami letrën, faksimlilin e misonit amrikan pas vresajes së Komandant “LLeshit” dhe një poezi kushtuar komandantit të UCPMB-së Ridvan Cazimit..”Lleshit”.
Komunikata e zyrës Amerikane në Prishtinë me rastin e vrasjes së Komandant Lleshit
Si rezultat i luftës heroike çlirimtare të UÇPMB-së dhe ndikimit të fuqishëm të bashkësisë ndërkombëtare, para pak kohësh shqiptarët në Kosovën lindore i mbajti zgjedhjet e para të lira, ku subjektet politike shqiptare dhe personalitete të njohura politike shqiptare si Riza Halimi, Jonuz Musliu etj. kanë marrë në dorë pushtetin politik të udhëheqjes e komunave kryesore etnike shqiptare.
Që në rininë e tij të hershme Ridvan Qazimi ëndërronte lirinë e Tërnocit, Konçulit, Bujanocit, Preshevës e Medvegjes, andaj energjinë e tij të tërë rinore ia kushtoi vetëm çështjes sonë kombëtare. Edhe atëherë kur angazhohej në shoqatën kulturore artistike të fshatit të tij të lindjes, në Tërnoc me emrin „Jehona“, ku këngët trimërie farkëtonin shpirtin e tij rinor, Ridvan Qazimi shpresonte për një ditë të bardhë edhe për Kosovën lindore. Shpirti i tij i bardhë dhe krenar, gjithnjë i gatshëm të ndihmojë vëllezërit e tij, e i pakënaqur me pozitën e popullit të vet, u vu në ballë të shoqatës bëmirëse „Nëna Terezë“ për t’ua lehtësuar bashkëqytetarëve sadopak dhimbjet që ua sillte robëria e rëndë serbosllave. Atëherë kur shqiptarët në Kosovë u organizuan edhe ushtarakisht kundër makinerisë luftarake serbosllave, Ridvan Qazimi përqafoi vëllezërit e tij në uniformën ushtarake të UÇK-së, sepse kishte ardhur koha t’iu bashkangjtej atyre në luftë për liri. Ai nuk deshti për asnjë moment t’i tradhëtojë idealet kombëtare, sepse ishte betuar në Flamur Shqiptar se një ditë do të luftonte për lirinë e shqiptarëve dhe bashkim me Kosovën martire. Kjo e bënte Ridvan Qazimin të madh sa bjeshka e Korabit, e bënte të pastër si burimi i bjeshkëve të Rugovës, e bënte hero të çështjes kombëtare. Komandant Lleshi përveq që dallohej me trimërinë e tij të pashoqe dhe me ndikim pozitiv tek bashkëluftëtarët, poashtu tregoi pjekuri të lartë politike e intelektuale, gjë që edhe jo rastësisht u gjend në ballë të delegacionit shqiptar për bisedime me palën armike serbe, nën mbikqyrje të zyrtarëve amerikanë. Ky fakt nuk i pëlqente aspak zëvendëskryeministrit serb N.Joviqit, i cili disa herë u deklarua kundër përbërjes së delegacionit shqiptar të cilit i printe Ridvan Qazimi, sepse emri i Komandant Lleshit ishte bërë një tmerr i vërtetë për çdo ushtar e paramilitar serbosllav. Vrasja mizore dhe e kryer tradhtisht e Komandant Lleshit nga snajperistës serbosllavë, ashtu siç e ka patur historikisht zakon Serbia, ishte një humbje e madhe për luftën çlirimtare të shqiptarëve kundër regjimit serb në Kosovën Lindore. Përmendorja e Ridvan Qazimit – komandant Lleshit në Tërnoc si shqiponjë sypatrembur, ashtu siç ishte vetë Komandant Lleshi, i bën roje fshatit të tij të lindjes si dhe mbarë Kosovës, sikur dëshiron të na thotë se serbëve nuk iu zihet kurrë besë. Emrat e mëdhenjë e të shenjtë heronjësh si Ridvan Qazimin – komandant Lleshin nuk i tret toka.
Fjala e fundit e Ridvan Qazimit
Mes heshtjes e pritjes Zotërinj të l u f t ë s Miq , vëllëzër , popull (Rrustem Geci, poezi nga libri me i ri “Heroika”) |