Me ne fund policija e Skender Hysenit e qesi n’rrenë kryeministrin e LDK-PDK Isa Mustafen. Policia e Kosovës ka konfirmuar se eskorta e kryeministrit Isa Mustafa është bllokuar të premten në fshatin Rudarë i Madhë në Zveçan. Se hyri kaqt dhehyri neper dushk Isa Mustafa kane konfirmuar edhe zyrtaret e policise dhe KFOR-it për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”.
Turpi ska fund: Kryeministri i një vendi ecën tinza, kaqak neper male ne Republiken e vetë ?!
Më këtë policia ka demantuar kryeministrin Isa Mustafa i cili ka thënë se as nuk është penguar e as vonuar për të marr pjesë në ceremoninë e përfundimit të ndërtimit të një ure nga KFOR-i në Leposavic.
Por, në raportin e policisë thuhet se në orën 12:20 “rreth 200 qytetarë kanë bllokuar rrugën në dy drejtimet në shenjë pakënaqësie lidhur me ardhjen e Kryeministrit të Kosovës”.
Policia bënë të ditur se rreth orës 14:55 protestuesit janë shpërndarë të qetë dhe rruga është zhbllokuar.
Nuk raportohet për ndonjë incident.