![](http://www.preshevajone.com/wp-content/uploads/2016/12/isaaaa.png)
Mustafa madje nga “pallati” fton qytetaret ta rrëzojne murin e Edites dhe Gjurës ne Mitrovicë
“Muri në Mitrovicë është marr si shkas për të cilin po zhvillohet një debat më i gjerë. Unë s’kam qenë në qeveri në atë kohë kur janë nënshkruar shumë dokumente.
Unë kur kam ardh kryeministër i kam respektuar të gjitha dokumentet të cilat qeveria e atëhershme që janë ratifikuar nga ky kuvend i Kosovës.
“Unë qëndroj mbrapa marrëveshjeve të cilat unë i kam nënshkruar në Bruksel gjatë periudhës që une e marr përgjegjësinë. Edhe mbrapa kësaj marrëveshje unë përgjegjësinë e plotë ligjore etike them që në ansjë moment ne Bruksel nuk është diskutuar dhe s’ka qen muri pjesë e këtij projekti.
Çdo tentativë e dikujt për arsye tjera që tani thuet se janë marr vesh për murin unë them se për atë nuk është diskutuar kurrë”, theksoi Mustafa gjatë fjalimit në Kuvend.
Ai thotë se kanë kontaktuar me Bashkimin Evropuan dhe thekson se kanë bërë vërejtje që më pas sipas tij janë ndal punimet.
Edhe pse sipas Mustafës kompetenca e ndërtimeve është kompetencë komunale dhe përgjegjësia për murin dhe ndërtimet atje janë përgjegjësi komunale dhe ne duhet ta zbatojmë ligjin.
“Ai mur to të rrënohet pasi nuk është pjesë e marrëveshjes së Brukselit dhe i kemi thënë se ju do ta merrni përgjegjësinë, ai mur është jo ligjor dhe do të rrënohet ne nuk bisedomë për murin
Si Qeveri nuk do të pajtohemi që të diskutojmë për të”, u shpreh ai.