Federata Botërore e Futbollit (FIFA), ka punësuar ish-drejtorin e Interpolit për të udhëhequr sektorin e saj të sigurisë.
Ralf Maçk do të nisë zyrtarisht detyrën më 1 qershor, për të zëvendësuar kryetarin në largim, Kris Iton.
Maçk ka thënë se fokusi i tij kryesor do të jetë në luftën kundër mashtrimeve dhe korrupsionit.
Në Interpol, ai ka qenë drejtor i politikave rajonale dhe kombëtare, në periudhën 2000-2002.
Aktualisht punon në Zyrën e Policisë Federale të Gjermanisë.