PRISHTINË, 22 prill -Policia e Kosovës ka gjetur dje një person të vdekur në Korroticën e Lartë në Drenas, prej nga edhe vinte personi që thuhet të ketë qenë ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës (UÇK). Lajmin për media e konfirmuan burime brenda Policisë së Kosovës.
Te gjtha protalet kosvare shkrujane për vrasjen, po rjo me shumes e sa nje lajm apo aty ketu naj foto te ish-ushtarit te UCK-së. Cka ju mungon gazetaria ivestigative (ose per shkak se jane te paguaar t mos e flasin te verteten ose ja dine hak tutën..aty s jane tri por vetem dy) Ish-pjesëtari i UCK-së ai ishte nje deshimtar i krimeve dhe vrasjeve te shqiptarëve nga “komandantet” e UCK-së ? kjo eshte peetja te cilen duhet trajtuar dhe rajtuar mediat kosovare me atutoriteve kompetne nga policia, eulex-it deri tek ato ne qeverine e Kosovës, pamvaresisht nga pengesat. jmei dehsmita se ne Koovën e apsluftes jane vrae me shume se dhejte deshmitare te krimeve dhe varsjet epasluftes ne Kosovë, ka shkruar agjencia e lajmeve “Persheva jonë”
Ndërkaq, Policia e Kosovës ka dalë me një komunikatë, por nuk ka dhënë asgjë konkrete e as ndonjë detaj të ri për këtë rast, “përveç se trupi është gjetur pa shenja jete dhe se rasti është kualifikuar si vrasje”.
Sipas protlave kosovare, Bedri Curri, 37-vjeç, nga Korrotica e Epërme e Drenasit nuk ishte as 19 vjeç kur ishte bërë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Bashkëluftëtarët e tij e njohin si një prej ushtarëve më të guximshëm në Brigadën 114 “Fehmi Lladrovci”. Pas përfundimit të luftës, Bedriu kishte shkuar në Zvicër, por siç thonë në Drenas, ai vinte shpesh në vendlindjen e tij. Ai edhe tani kishte ardhur në Korroticë të Epërme të Drenasit për të qëndruar shkurt në familje. Mësohet se edhe babait i tij, Vehbiu, të cilin në Drenas e njohin si rrobaqepësin më të vjetër, kishte ardhur nga Zvicrra, ku ndodhej në vizitë tek Bedriu.
Por ardhja e fundit në vendlindjen e tij doli të jetë fatale për ish-luftëtarin e UÇK-së. Të enjten rreth orës 18:15, Bedriu gjet i vrarë me një plumb në kokë në një mal në fshatin e tij, në afërsi të shkollës. Komandanti i Stacionit të Policisë në Drenas, toger Driton Morina, tha se me këtë rast është duke u marrë policia rajonale dhe se çdo informacion duhet të merret atje.
“Policia ka zgjeruar rrethin e hetimit duke intervistuar një numër personash në cilësi të dëshmitarëve apo edhe të tjerë, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. Rasti është cilësuar si vrasje”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Policisë së Kosovë. Ndonëse policia nuk ka dhënë shumë detaje për këtë rast, njerëz që kanë parë vendin ku është gjetur viktima, por edhe të tjerë, kanë shprehur dyshimet e tyre, se Bedriu është vrarë në ndonjë vend tjetër dhe pastaj është sjellë aty.
Në anën tjetër, vëllai i viktimës, Bujar Curri, i cili edhe me disa familjarë dhe kushërinjtë të tij kishte ardhur për t’u konsultuar me drejtuesit e OVL-së në Drenas rreth varrimit, nuk ka mundur pothuajse ta nxjerr asnjë fjalë.