Kosova është ‘nën ethet’ e koronavirusit. Rastet me të infektuar janë shtuar nga dita në dita aty.
Kurse gjatë ditës së sotme Ministria e Shëndetësisë në Kosovë pranoi një rreth 1 mijë teste për koronavirus nga Serbia.
Pas dhënies së këtij lajmi ka reaguar edhe nënkryetari i Komunës së Shtimes, Rrahman Jakupi. Kujtojmë këtu se ai ka qenë edhe ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai është shprehur se më mirë e ka të vdesë se sa të bëjë testin e koronavirusit nga ata që dha Serbia.
Ai ka shkruar:

Ma parë pranoj me vdek se me bë testin e Coronvirusit me donacion të Serbisë.

Ndërsa thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë në Kosovë. Po ashtu vazhdojnë edhe thirrjet për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social


SHPËRNDAJE