Nënkryetarja e Komisionit për Shëndetësi nga radhët e PDK-së, Besa Ismaili, tha se kanë shkuar në Qendrën e Studentëve për të parë gjendjen e qytetarëve dhe të dëgjojnë edhe anën e tyre të tregimit e jo vetëm të atyre që dëgjohen në konferenca.

Duke mos dhënë shumë detaje pasi, siç tha ajo, të gjitha do të bëhen të ditura përmes një raporti që do të hartohet nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione Ismaili tha se do të vizitojnë edhe burgjet e Kosovës dhe shtabin e krizës dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Ajo tha se rasti tragjik i vdekjes së 26-vjeçarit nga Gjilani në Qendrën e Studentëve i bën që në këto ambiente të qëndrojnë me dhembje të madhe por edhe të analizojnë të gjitha rrethanat si ka ndodhur ky rast.

“Rasti tragjik i Agonit na bën të qëndrojmë me dhembje të madhe dhe të kuptojmë të gjitha rrethanat që kanë çuar deri në një situatë të tillë. Në emër të komisionit kemi dërguar telegram ngushëllimi për familjen. Këtu jemi për të mbikëqyrur se çka ka ndodhur. Do të kërkojmë përgjegjësi qysh e parasheh ligji. Do të kemi vizita edhe në burgjet e Kosovës në shtabin e krizës dhe Ministrinë e Shëndetësisë. Kjo do të shpaloset nga ana jonë kur t’i kemi të gjitha këndvështrimet. Ne shprehim admirim për policinë, mjekësinë dhe vullnetarët. Kemi parë qytetarë të kënaqur me disa shërbime dhe që janë mërzitur për familjen brenda karantinës”, ka thënë ajo.

SHPËRNDAJE