Mikpritja tradicionale e familjeve tona dhe roli i pazëvendësueshëm i grave në shoqëri janë thelbësore për zhvillimin dhe suksesin e Kosovës. Me këtë frymë, kandidatja për deputete nga Nisma Socialdemokrate, znj. Xhevahire Izmaku, ka ndarë mesazhin e saj frymëzues gjatë takimeve të shumta me qytetarët në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në postimin e saj të fundit në Facebook, znj. Izmaku ka vënë theksin te rëndësia e mbështetjes që gratë japin për një të ardhme më të mirë, duke i cilësuar ato si shtyllat kryesore të familjes dhe shoqërisë.

“Gratë janë çelësi i suksesit për një Kosovë Fituese. Në çdo shtëpi ku kemi trokitur dhe në çdo bashkëbisedim, kam ndjerë mbështetje të sinqertë dhe përkushtim për të kontribuar drejt ndryshimeve pozitive,” shkruan znj. Izmaku, duke shprehur mirënjohjen për gratë që po përkrahin vizionin e Nismës Socialdemokrate.

Ajo i ka ftuar të gjithë qytetarët që më 9 shkurt të japin votën për Nismën Socialdemokrate, duke përkrahur kryetarin Fatmir Limaj – numrin 2, dhe kandidatët që punojnë me përkushtim për të mirën e familjeve kosovare.

Përmes aktiviteteve të saj të vazhdueshme, znj. Izmaku ka dëshmuar se angazhimi i grave nuk është vetëm një simbolikë, por një forcë reale për ndryshim. Ajo ka theksuar rëndësinë e mikpritjes dhe bashkëpunimit në ndërtimin e një shoqërie që reflekton vlera të forta familjare dhe sociale.

“Jam e motivuar nga energjia dhe vendosmëria që po shoh te secila grua që takoj. Ky është momenti ynë për të ndërtuar një Kosovë më të mirë,” shton ajo.

Znj. Izmaku i ka ftuar qytetarët që të jenë pjesë e ndryshimit më 9 shkurt, duke votuar për Nismën Socialdemokrate – numrin 137, dhe përkrahur një ekip që ka dëshmuar përkushtim dhe përgjegjësi për të ardhmen e Kosovës.

Për më shumë, postimi i saj përmban një mesazh të qartë dhe energjik që reflekton shpresën dhe vizionin për një Kosovë fituese:
“#137 #2 #9Shkurt #VecVepra #KosovaFituese.”

SHPËRNDAJE