auto_rugovaaa1456489807PDK-ja dhe partneri i saj i koalicionit LDK kanë pasur përplasje të shumta në të kaluarën. Por përplasja më e madhe ishte kur në vitin 2006-të kishte vdekur presidenti Ibrahim Rugova.

Njerëz të PDK-së e që ishin kundër Rugovës nuk kishin lejuar pjesëmarrjen e Gardës Ceremoniale në ceremoninë mortore. Në kohën kur kishte ndërruar jetë Ibrahim Rugova, njerëz të PDK-së, kishin refuzuar që garda e TMK-së, të nderonte presidentin, përkatësisht liderin historik të LDK-së.

Nuredin Lushtraku që tani është deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës e që udhëhiqte me Gardën Ceremoniale të TMK-së nuk e kishte pranuar urdhrin e Shtabit të Përgjithshëm e që kishte të bënte me përcjelljen dhe nderimin e ceremonisë mortore që organizohej pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, transmeton zeri.info.

Agim Çeku asokohe komandant i TMK-së kishte dhënë urdhër që Garda Ceremoniale të Kosovës të merrte pjesë në të gjithë ceremoninë, porse, urdhri i tij ishte refuzuar nga njerëz të afërt të kryetarit të tanishëm të PDK-së, Hashim Thaçi. Megjithatë, Ceku ishte detyruar që të angazhonte një grup tjetër ushtarësh të cilët u obliguan të merrnin pjesë në ceremoni.

Gjenerali Çeku për disa ditë radhazi kishte deklaruar se Garda po merrte pjesë në ceremoni dhe gjithçka po shkonte sipas parashikimeve. Por, Nuredin Lushtaku kishte deklaruar haptas se ata ushtarë që po merrnin pjesë në ceremoni, nuk ishin pjesë të Gardës Ceremoniale të Kosovës. Këtë ngjarje e ka risjellë në kujtesë, deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj i cili i ka kritikuar deputetët e LDK-së se po ia mundësojnë ardhjen në presidencë Hashim Thaçit./Zeri/

SHPËRNDAJE