Dhuna e provokuar në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, në pikat doganore 1 dhe 31 për të tensionuar situatën politike dështoi dhe mori fund.
Qeveria e Kosovës pas 3 vjet e gjysëm dhe pas forcimit të shtetit në Kosovë nxori ligjin e reciprocitetit për mallrat serbe të cilat janë të ndaluara të futen në Kosovë. Për zbatimin e këtij ligji ishte e nevojshme marrja nën kontroll e pikave doganore në veri të Kosovës në kufirin me Serbinë. Marrja e kontrollit të këtyre pikave doganore, u pasua nga terrorizmi serbë dhe si rezultat i tensionimit të gjendjes ngjarja u pasua me vrasjen e një pjesëtari të forcave të policisë së Kosovës. Ngjarje kjo që siç tha Kryeministri Thaqi ” I bashkojë edhe më shumë shqiptarët”.
Ndërkohë kryeministri Thaqi e drejtojë gishtin aty ku duhej ” duke e akuzuar Beogradin se është ajo që për qëllimet e saja ka nxitur serbët e Kosovës. Thaqi tregojë se Kosova ka shtet dhe se Serbia duhet t’i harrojë iluzionet e saj mbi Kosovën, qeveria që ai drejton tha Kryeministri Thaqi nuk do të heqë dorë nga ushtrimi i sovranitetit në të gjithë territorin e Kosovës.
Çka sot u demantua nga Ambasadorja amerikane në Serbi, Meri Uorlik e cila ka deklaruar se qeveria e Kosovës ka ndërmarrë vetë aksionin për dërgimin e forcave policore në veri të Kosovës dhe SHBA nuk kan dorë siç prtendon Tadiqi presidenti i Serbisë
Kjo lojë politike mes Brukselit dhe Uashingtonit, dhe ngjarjve në veri të Kosovës erdhën menjëherë mbasi Serbia tani që i dorzuan vetë në Hagë, shumë të kërkuarit për krimet e luftës, ata aktualisht po bëjnë përpjekje për të marrë statusin kandidat për anëtarësim në BE. Kur dihet fare qart se pengesa kryesore e Serbisë në këtë rrugë është çështja e njohjes së Kosovës dhe pavarësisë së saj shpallur tashmë në 17 shkurt 2008 dhe e njohur nga 76 vende përfshrirë SHBA që ishin ndër të para që e njohën atë.
Qeveria serbe është kundër pavarësisë së Kosovës, dhe po lobon kundër njohjes së saj nga vendet e tjera sidomos mike të saj me në krye Rusinë, Greqinë, Kinën Kubën e Libinë e të tjera. Por për të marrë pëlqimin e Brukselit, me ndërmjetësimin e BE-së, Seriba, ka hyrë në negociata me palën kosovare vetëm të përfitojë sa të mundet ajo. Ndër pikat kryesore të këtyre negociatave ishte analizimi i lëvizjes së lirë, çështja e doganave, energjisë dhe e tregtisë. Negociatat në fjalë që po ecin deri tani me një ritëm shumë të ngadaltë u bënë edhe shkak i tensioneve dhe si rezultat i presionit ndërkombëtar që Beogradi të bëjë njohjen zyrtare të pavarësisë së Kosovës.
Situata e krijuar para disa ditësh në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, natyrisht, që erdhi nga Beogradi dhe ajo ka disa synime nga ana e Beogradit. Këtë, Beogradi e bëri me qëllim që serbët që jetojnë të grupuar në veri të Kosovës të mbanin lidhje e forta me Beogradin por që edhe të hapnin para botës një situatë të rezikëshme. Faktikisht dihej se sërbët e Kosovës me ndihmëne Beogradit e kishin deri dje kontrollonin edhe doganën lokale dhe pushteti ndërkombëtar dhe shqiptar ishte mjaft formal atje, deri para se të ndodhnin këto ngjarje.
Kjo status quo që ka ekzistuar në veri të Kosovës deri më 20 korrik, dhe ju konvenonte kështu atyre që e drejtonin atë nga Beogradi por tani ajo nuk do të ndodh më dhe mori fund. Prishtina vendosi tani ndalimin mbi tregtinë me Beogradin, duke e motivuar këtë masë me, fluksin e madh të kontrabandës, edhe pse ai ishte i njohur mbarëbotërisht në këtë pikë kryesore tranziti për kontrabandistët e të gjitha kategorive, edhe para 20 korrikut.
Pas këtyre ngjarjeve aktualisht kontrolli në kufi tani iu rikthye sërisht Forcave Ndërkombëtare. të KFOR-it të kontrolluara nga ushtarët amerikan. Ndërkohë, që të ejten në Këshillin e Sigurimit të OKB-ja mbajti konsultimet e veta për situatën në veri të Kosovës me dyer të mbyllura në lidhje me këtë çështje. Sipas ekspertëve kjo është hear e dytë që në OKB – kryediplomati serbë Vuk Jeremiq në vend “që të heqi vetullat – nxorri sytë”. Mbasi kësaj rradhe vendimi i OKB-ës ishte se : ” nuk do të ketë mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit” por takim të rradhës në javën e dytë të muajit gusht.