Résultat de recherche d'images pour "Jonida Maliqi"Pak muaj më parë, divorci i këngëtares Jonida Maliqi me bashkëshortin pas martesës 17-vjeçare shkaktoi reagime dhe komente të shumta në rrjetet sociale. Gjatë kësaj kohe, Jonida Maliqi nuk ka reaguar, por së fundmi ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të flasë për këtë çështje. E ftuar në një emision në “Top Albania Radio”, këngëtarja pranoi të prekë edhe këtë pjesë të jetës së saj.

“Në momentin që pretendon të nisësh një marrëdhënie pritet jo që të përfundojë, por t’i shkosh deri në fund. Rasti im nuk ishte i tillë, jeta kështu është. Nuk kam dhënë detaje rreth kësaj çështjeje ashtu sikurse nuk kam dhënë detaje kur kam qenë e lumtur, sepse jo më kot jeta ime personale më përket vetëm mua”, është shprehur ajo

Résultat de recherche d'images pour "Jonida Maliqi"

SHPËRNDAJE