Preshevë, 27 pirll -Kryetari i Krahinës së Lugines se Preshevës, njëherit drejtues i Këshilli Kombëtar Shqiptar Jonuz Musliu eshte lideri i pare nga këto anë qe pershendetur kthimin e ish-kyreministrit kosovar Ramush Haradinaj ne vendlindje, ne Kosovë, njfton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”
Sot edhe Presheva ka festë!
Lirimi i liderit te Kosovës Ramush Haradinaj sot në Colmar ka gëzuar pa masë jo vetëm Kosovën, por mbare shqiptaret si ne Shqiperi e Maqedoni ashtu edhe ne Luginen e Presheves dhe mbare diasporën shqiptare. thote fillimisht kryetari i Kuvendi te Komunes se Bujanocit Jonuz Musliu
“Ne kënaqësi kemi pranuar lajmin për vendimin e Gjykatës në Colmar të Francës, për lirimin pa kusht të ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. i cili që nga 4 janari, i këtij viti, u pat ndaluar nga autoritetet franceze, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Beogradi. Më në fund, triumfoj e drejta ndaj Ramush Haradinajt, simbolit të rezistencës kombëtare, i cili për të dytën herë pas Gjykatës së Hagës, para drejtësisë ndërkombëtare, me dinjitet mbrojti vlerat çlirimtare të UÇK-së dhe popullit liridashës të Kosovës, për pavarësi dhe mëvetësi..” ka thëne sot kryetari të KKSH z. Jonuz Musliu për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”.
KKSH, gjithashtu, përgëzon edhe institucionet dhe subjektet politike në Kosovë dhe viset e tjera etnike shqiptare, duke llogaritur edhe diasporën për mbështetjen pa rezervë, që i bënë Haradinajt, për t’u liruar nga akuzat ordinere të Beogradit, tha ne fund z.Musliu.
Haradinaj ka deklaruar sot për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” se “gjate kater muajve te fundit mbi 100 shqiptare nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva me kane vizituar qofshin ata nga vendliondja apo nga perendimi, per cka jam mirënjohes dhe i falenderoj nga zemra te gjithe ata vëllezerit e mi nga Kosova Lindore!.. Ndryshe nuk thone së koti miku i mirë shifet ne ditet me te veshtira. Falemnderit Presheva jonë dhe gjithë shqiptarët nga Kosova Lindore!..”