Tani qielli le të jetë shtëpia jote e dytë. Vdekja nuk ekziston për njerezit e medhenj siq ishte akademik Idriz Ajeti. Njerëzit vdesin vetëm kur ne i harrojm , prandaj ti mbetesh yll në qiell dhe shkëlqe për ne, sic ke shkelqyer gjithmon . Thonë se njeriun e zbukurojn veprat. Profesor ju ishit dhe do te mbeteni krenaria e Medvegjes!
Profesor Ajeti, ju ishit dhe do te mbeteni krenaria e Medvgjës! Me humbjen e akademikut tone, shqiptaria mbeti pa ambasadorin e letrave shqipe!
Shkruan: Florentina B.RAMA
Akademik Idriz Ajeti u lind në Tupallë të Jabllanicës së Epërme, me 27 janar 1917. Akademiku Idriz Ajeti është dhe mbetet ndër emrat më të njohur në fushën e linguistikës dhe ambasador i kulturës shqiptare.
Në moshën 102-vjeçare Vdiq në Prishtinë u nda albanologu, gjuhëtari e intelektuali, pedagogu dhe bashkevendasi yne akademik Idriz Ajeti. Ai ishte veprimtari i palodhshëm në zhvillimet shoqërore, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe kryetar i saj në dy mandate, anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademik Idriz Ajeti.
Lajmi per vdekjen e akadmikut nga Medvegja eshte pritur me pikellim te madh jo vetem ne vendilndjen e tij, ne Krahinen e Presheves, siq e quante ai, por edhe ne mabre Kosoven dhe Shqiperine dhe ne mabre tokat shqiptare ku flitet gjuha shqipe. Akademiku Idriz Ajeti asnjëherë nuk u nda nga rruga e drejtësisë, asaj intelektuale.
Akademiku Idriz Ajeti ishte ambasador i letrave shqipe! Ai shkoi me liber në dorë e me sytë kah Presheva. Kontributi i tij, në edukimin dhe ngritjen e brezave të shumtë mbetet në kujtesën e mirë të të gjithëve. Ishte prijëtar në zhvillimin e saj, posaçërisht në shkencën e albanologjisë.
Nese shikojme rolin dhe kontributin e akademik Idriz Ajetitit, duhet qe Presheva per ta nderuar vepen dhe familjen tij ne Medvegjë, vendin e lindjes te ndertohet nje përmendore.
Autor, personalitet shkencor, dijetar euridit, pa kontributet e të cilit studimet albanologjike në Kosovë e më gjerë nuk do të ishin këto që i kemi msot, akademik Ajeti ishte dhe mbetet njëra nga figurat më të ndritshme të historisë se kombit tone.
“Gjuha, në këtë rast shqipja si mjet i të shprehurit është dicka më shumë se mjet komunikimi, është një element indetifikues i popujve autokton ku shtrihen ata gjeografikisht dhe aty ku i thonë bukës – bukë e ujit –ujë, ato janë toka shqiptare, pra aty është Shqipëri..” ka thëne ne intervisten e fundit akademku yne Idriz Ajeti dhene agjencise se lajmeve “Presheva Jonë”