Ajo këtë verë ka qenë më pasive sa i përket projekteve të reja muzikore.
Bëhet fjalë për artisten nga Maqedonia, Kanita Suma, e cila të fundit këngë e solli në muajin maj.
Duket se 20-vjeçarja ka nisur përgatitjet për një prurje të re dhe këtë e ka konfirmuar me anë të postimeve të fundit.
Biondja ka ndarë disa fotografi e video në rrjete sociale, ku tregon se tashmë ka nisur edhe xhirimet e klipit.
“Po vjen”, ka shkruar ajo duke ndarë pamje nga një vend luksoz e me pamje të mahnitshme.
Reagimet në pjesën e komenteve kanë qenë të shumta, të cilët thonë se mezi po presin.
Realizimi i fundit mbetet “Mos m’harro” që e solli saktësisht më 21 maj të këtij viti.
Për disa muaj ka arritur gjysmë milion klikimesh në platformën YouTube.