Emisioni “Favorit” vjen edhe këtë të diel në ekranet tuaja televizive.

Dy analistëve të përhershëm, Arbër Avdylit dhe Taulant Dajakut, në studio i bashkohen edhe Ismajl Kasumi, Tahir Lushtaku dhe Liridon Kozhani.

Në lidhje direkte të ftuar ishin Eroll Salihu (KAS) dhe Artan Osmani (FC Prishtina).

Gjatë diskutimit në studio, foli edhe ish-gjyqtari i njohur kosovar, Ismajl Kasumi.

Ai e lavdëroi punën e gjyqtarëve në Kosovë, teksa edhe i mbrojti ata. Kasumi tha se referimi i Kosovës është më i miri në rajon, po ashtu.

“Referët janë të përgatitur, nuk gabojnë me dëmtu ndonjë klub. Ne si Kosovë, sa i përket rajonit, jemi shumë më përpara me referim”, tha ai.

SHPËRNDAJE