Kate Middleton ka vizituar varrin e princesësh Diana, pak ditë përpara dasmës me princin William.
Brunia 29 vjeçare do të martohet në 29 prill në Westminster Abbey, në Londër.
Sipas një burimi të gazetës “Daily Mirror”, “ishte shumë e rëndësishme për William që të çonte Kate të vizitonte varrin e të ëmës përpara dasmës”.
“Diana është ende një pjesë e rëndësishme e fëmijëve të saj dhe do të vazhdojë të mbetet. Është tragjike që ajo s’do të jetë në dasmën e të birit. Edhe pse Kate s’e ka takuar kurrë Dianan, ajo e di se sa grua e mrekullueshme ishte dhe për të ishte shumë e rëndësishme që të plotësonte dëshirën e bashkëshortit të ardhshëm”, theksoi burimi.