16 Gushti i viti 2016 ishte ditë e dhimbshme për familjen tonë
U bënë 4 muaj nga dita qe ti u ndave nga ne pergjithmonë i dashur Hamit.. E madhe është fjala xhaxha, vella, babe, daje, mik, shok, gjithashtu e me e madhe dhe e pasheruar është edhe dhembja kur ai të lë përgjithmonë.
Vdekja e ftohet ishte ajo që të mori paprtimas dhe ndau nga ne dhe na le të pikëlluar pergjithmonë. Ike si një meteor që në botën e amshuar do të shëndris përherë!
Na mungon dashuria, ngrohtësia, keshillat tua, prania jote. Ti shkove, po na mbeti shumë cka nga ti: Buzeqeshja, mirësjellja, tradita e punës dhe atdhedashuria..
Te kujtojme dhe kërkojmë në çdo vend e kënd ku ti ke lënë gjurmët e tua të pashlyera.
Kujtojme me mall cdo fjale e keshille nga ti. Koha, e muajt kalojnë, por malli për Ty nuk shuhet dhe nuk mund të shuhet kurrë.
Mburremi dhe jemi krenare qe te patem. Vazhdojme…. me koken lart rrugen qe na e mesove ti,
Pusho i qetë në përjetësi!
Të përkujtonë me mall familja Hamiti nga Dunavt-Kosova dhe Gjeneva-Zvicra