Ballina Lajme KE i FFK-së mbajti mbledhjen e radhës

KE i FFK-së mbajti mbledhjen e radhës

0

2 shkurt, 2022 – Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, e ku diskutoi për shumë çështje në futbollin e Kosovës. KE analizoi përgatitjet për fillimin e stinorit pranveror e ku u konstatuar se janë organizuar këshillimi dhe testet fizike për gjyqtarë sikur edhe janë mbajtur takimet me vëzhgues dhe Komisioni për infrastrukturë dhe terrene sportive i ka kryer inspektimet e nevojshme. Kështu që, gjithçka është e gatshme për fillimin e garave në stinorit pranveror.

KE shqyrtoi mundësitë dhe janë duke u kryer përgatitjet që të fillohet sa më shpejt me implementimin e sistemit VAR edhe në ndeshjet e Ligës e Parë.
Meqenëse UEFA ia ka besuar FFK-së organizimin e rrethit elitë për U17 në konkurrencën e femrave, KE analizoi përgatitjet dhe konstatoi se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që të gjitha Kombëtareve U17 (Gjermania, Sllovenia dhe Austria si dhe Kosovë së mikpritëse), të ju ofrohen kushtet e duhura sipas standardeve.
KE diskutoi edhe zgjedhjen e përzgjedhësit të Kombëtares “A” dhe konstatoi se presidenti i FFK-së dhe Komisioni janë në bisedimet me disa trajnerë dhe çështja e përzgjedhjes do të dihet shumë shpejt dhe në kohë të duhur.
KE analizoi edhe punën e Shtabeve teknike të Kombëtareve si Kombëtares“A” të femrave, U21, U19 , U17, U15 dhe U17 e U19 e femrave. Në këtë drejtim KE mori vendim që përzgjedhëses së Kombëtares “A” të femrave dhe gjithë Shtabit teknik të mos i vazhdohet kontrata-bashkëpunimi.
KE mori vendim që t’i ndërpresë kontratën përzgjedhësit Michael Ness dhe shtabit teknik të Kombëtares U21. Duhet theksuar se z. Ness edhe kontrata si drejtor teknik i ka skaduar afati.
KE caktoi si Koordinator z. Albert Bunjaku të këtyre Kombëtareve, derisa të bëhet zgjedhja e përzgjedhësve të këtyre Kombëtareve.
KE miratoi edhe disa Rregullore me rëndësi për funksionimin e mbarëvajtjen e FFK-së.
KE shqyrtoi edhe Ankesat dhe Parashtresat drejtuar këtij organi.

SHPËRNDAJE