Sot do të mblidhet Kryesia e Kuvendit në orën 15:00, për të diskutuar rreth mbajtjes së seancës plenare për shqyrtimin e Propozim-Vendimit të Qeverisë për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.
Kështu u bë e ditur nga një njoftim i Kuvendit të Kosovës.
“Vendi: Salla C-301, ora 15:00. Kërkesa e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për mbajtjen e Seancës plenare për shqyrtimin e Propozim-Vendimit të Qeverisë për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e tyre.