Deputetja Shqipe Pantina në një konferencë për media të mbajtur sot tha se RTK është bërë shembull i keqmenaxhimit dhe keqpërdorimit të taksave te qytetarëve.
“Përkundër faktit që RTK merr nga buxheti 10 milionë euro ne vit asnjëherë nuk ka raportuar se ku i shpenzon këto para. Ky institucion është i zhytur në borxhe dhe ai është 7 milionë euro”, tha Pantina.
Sipas saj teksa borxhi rritet RTK ka vazhduar me mbipunësime dhe numri i atyre që marrin paga është 950 euro.
Pantina tha se RTK vazhdon të blejë emisione nga produksione private dhe se ky televizion është shndërruar në instrument i grupeve dhe klaneve mafioze