Mijëra protestues kanë dal rrugëve të Beogradit ku ata kanë planifikuar të mblidhen pranë ndërtesës së Kuvendit të Serbisë dhe selisë së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Derisa rrugët kryesore janë bllokuar disa qytetar kanë veshur jelek të verdhë ndërsa ata i shoqëron një kamion me altoparlantë.
Protestuesit në krye me aktorin, Tihomir Staniç dhe akademikun Dushan Teodoroviq kryesojnë protestuesit me një pankartë ku shkruan “Stop kamishave të përgjakshme”.