Sondazhi i fundit i pulsit publik, publikuar nga UNDP ka ngjallur reagime të shumta, pasi ky sondazh është bërë nga kompania UBO-Consulting.

Artan Behrami, këshilltar i Presidentit të Kosovës në profilin e tij në Twitter ka shkruar se ky sondazh po keqpërdoret politikisht.

“I nderuar ekip i UNDP-së, sondazhi juaj i opinionit publik po keqpërdoret politikisht – por ju duhet të kishit ditur, që kur angazhuat UBO Consulting, një kompani partiake që të bëjë sondazhe të pavarura! Ishte UBO që publikoi sondazhet absurde kohët e fundit duke i dhënë VV-së 50% të votave:, ka shkruar Behrami.

Ai më tej ka shkruar se pulsi që UNDP e matë dhe krahasoni është joprofesionale, edhe për shkak të metodologjisë, duke bërë për herë të parë një sondazh në telefon.

“Ata që bëjnë sondazhe në Kosovë do t’ju tregojnë. Një metodologji e tillë kurrë nuk japin një mostër përfaqësuese në Kosovë. Kështu, UNDP arriti të futet në mes të luftimeve partizane duke publikuar “të dhëna” dhe duke i dhënë legjitimitet një partie që po kundërshton kushtetutën si në veprime ashtu edhe në deklarata. Shumica nuk mund të vendoset nga sondazhet partizane, parlamenti është forumi!”, ka shkruar Behrami

SHPËRNDAJE