Klubi i futbollit KIKA, në orët e mbremjes ka publikuar në rrjetet e tyre sociale një reagim të tyrin për shkrimin e turpit të gazetarit Baton Haxhiu, i cili duke tentuar të “tregoj” korrupcionin brenda FFK-së, ka shkalluar keq duke i fyer të gjitha klubet se janë të shantazhuara dhe të zhytura në krim.
Reagim ndaj Baton Haxhiut:
Deklaratat e Baton Haxhiut lidhur me klubet e futbollit që i quan të “shitura” në raport me votën për kryetarin e FFK-së, janë të pabazuara dhe nuk qëndrojnë.
Nëse klubet do të ishin “shitur” ashtu siç pretendon ai, atëherë ai vetë do të ishte kryetar i Federatës se në kurriz të qytetarve të Kosovës është bër milioner .
Por, e vërteta është se ne, klubet, jemi ata që zgjedhim kryetarin e federatës dhe jo dikush tjetër.
Nuk jemi këtu për t’i bërë argatin askujt, aq më pak Serbisë sikur ju zotri Haxhiu.
Ndërsa ti flet për futbollin, duket se në mendjen tënde ende është Jugosllavia, një kohë që ka kaluar për të gjithë ne.
Ti nuk e ke parë realitetin e sotëm të futbollit në Kosovë dhe vazhdon të mendosh se mund të kthehet koha e okupimit.
Futbolli ynë është rritur, por duket se nuk ke dalur të shohësh terrenet sportive që janë ndërtuar dhe zhvilluar.
Sa u përket gazetarëve që ti pretendon se i mbështet apo i frymëzon, falë zotit që nuk të kanë pasur ty si mësues.
Ende duket sikur në mendjen tënde Serbia është prezente në Kosovë.
E themi me bindje se ajo kohë ka kaluar dhe tani jemi në Republikën e Kosovës.
Të ftojmë të dalësh dhe të shikosh nga afër futbollin kosovar që zhvillohet në shtetin tonë të pavarur.
Dëshirojmë t’i kujtojmë Batonit një thënie nga John F. Kennedy: “Mos pyet çfarë bën shteti për ty, por çfarë bën ti për shtetin.” Në këtë frymë, e pyesim Batonin: Nëse ke pasur biznese në Kosovë, cilit ekip i ke ofruar mbështetje apo sponsorizim?
Futbolli kosovar ka nevojë për kontribut dhe mbështetje të vërtetë, jo për kritika të pabazuara dhe përdorim të metaforave që dëmtojnë imazhin e sportit tonë.
Kërkojm nga organet kompetente që njerzit e tillë sikur që është ky të merren në pytje.
Politika sa ma larg sportit!
Me Respekt
KF KIKA