(AIK-Presheva Jone)
Kina është shteti me shkallën më të lartë të censurës, deklaroi themeluesi i WikiLeaks-it, Xhulian Asanzh.
Kina është armiku kryesor i WikiLeaks-it nga pikëpamja teknologjike, jo Shtetet e Bashkuara, deklaroi Asanzh në një intervistë për revistën britanike “New Statesman”.
“Kina ka teknologji të detektimit shumë të sofistikuar, që e lejon atë të jetë ndërmjet çdo personi me qasje në internet brenda Kinës dhe çdo burimi informacioni jashtë Kinës”, tha Asanzh.
WikiLeaks-i deri tani ka publikuar vetëm një pjesë shumë të vogël të 250 mijë dokumentave të klasifikuara të diplomacisë amerikane. Vetë Asanzh është në proces lidhur me akuzat për krime seksuale.