Pas dërgimit të fteave për dy presidentët shqiptarë Hashim Thaçi e Ilir Meta, që më datë 1 maj, të marrin pjesë në “Takimet e vendlindjes” në Tupallë të Medvegjës, nuk kanë të ndalur problemet për organizatorët.
Fillimisht, kryetari i Komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsic, nga ngrtiur kallëzim penal ndaj ndihmëses së tij, Leme Xhemës dhe zëvendëskryetarit të Kuvendin Komunal, Florim Sahiti.
Mesohet nga Medevegja se ditëve te fundi po vazhdojnë në polici bisedat informative me anëtarët e Këshillit Organizativ.
Është kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Shukri Ymeri, që ka reaguar ashpër ndaj ngritjes së padisë ndaj funksionerëve shqiptarë të Medvegjës dhe malltretimit të Këshillin Organizativ të “Takimet e vendlindjes”.
Gjatë një prononcimi kryetari Ymeri e ka quajtur gjest të ulët, të Komunës së Medvegjës, ngritjen e padisë ndaj dy zyrtarëve shqiptarë të asaj komune.
“Reagojmë ashpër ndaj kallëzimit penal që ka ngritë kjo komunë ndaj zonjës Leme Xhema dhe Florim Sahitit si dhe ndaj këshillit organizativ lidhur me ftesat që iu janë dërguar disa personaliteteve për pjesemarrje në manifestimin tradicional “Takimet e vendlindjes” – ka deklaruar shkurt, kryetari i KKSH-së, Shukri Ymeri, duke theksuar se gjatë të hënës, do të ketë edhe një reagim zyrtar nga institucioni që ai drejton.
Kujtojmë se, “takimet e vendlindjes”, në Tupallë të Medvegjës, manifestohen për 16 vjet me rradhë, me një pjesëmarrje të shumë shqiptarëve nga Medvegja të shpërngulur më 99’, në Kosovë