arianitiAvokati i njohur, Arianit Koci kërkon nga gjithë shqiptarët që jetojnë në Serbi të marrin pjesë në zgjedhjet atje, pasi sipas tij, kjo do të thotë që shqiptarët të kenë ndikim më të madh në politikë, të kenë më shumë të drejta dhe të mos jenë të diskriminuar.

Koci përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se  është obligim kombëtarë dhe mjet për ruajtjen e qenies shqiptare në ato treva autoktone, transmeton Indeksonline.

Ja postimi i plotë i Arianit Kocit në Facebook:

“Votoni në Serbi!

Bashkëkombës të nderuar, vëllezër dhe motra që jetoni në Serbi.

Sot janë zgjedhjet në Serbi.

Dalja e juaj masovike nënkupton më shumë ndikim politik të shqiptarëve në Serbi, më shumë të drejta dhe mbi të gjitha, parandalim i diskriminimit të të gjitha llojeve.

Votimi në mënyrë direkte dhe indirekte, do ta parandalojë shpërnguljen e rinisë tanë nga trevat atërore.

Nëse për neve në Kosovë votimi është obligim qytetarë, për juve është edhe obligim kombëtarë dhe mjet për ruajtjen e qenies shqiptare në ato treva autoktone.

Neve na keni mbështetje me gjithë qenien tanë. Gjithmonë”, shkruan ai.

SHPËRNDAJE