Kombëtarja e Kosovës shkëlqeu në Kaunas, duke u kthyer me tre pikë të mëdha në kuadër të xhiros së tretë të Ligës C të Kombeve në futboll.
Futbollistët Edon Zhegrova e Ermal Krasniqi janë autorët e golave të fitores me rezultat 2:1 ndaj Lituanisë..
Për Zhegrovën është goli i pestë në fanellën e kombëtares Dardane.
Rumania kryeson me 6 pikë (një ndeshje më pak) në grupin 2, pasojnë Kosova me 6, Qipro 3 (një ndeshje më pak) dhe Lituania me 0 pikë.
Lituania – Kosova 1:2
Stadiumi Kaunas.
Shikues: 5.000.
Gjyqtar: O. Berka (Çekia).
Shënues: Golubickas (84′) – Zhegrova (21′), Krasniqi (65′).
Kartona të verdhë:Girdvainis, Tutyskinas – Rrudhani, Dellova, Rexhbeçaj.
Lituania: Gertmonas, Kazukolovas, Girdvainis, Tutyskinas, Sirvys, Vorobjovas, Gineitis, Lasickas (Cernych 59′), Dolznikov (Paulauskas 78′), Slivka dhe Kucys (Matulevicius 78′).
Kosova: Shaip, Vojvoda, Am. Rrahmani, Dellova, Rrudhani (Hadërgjonaj 60′), Rexhbeçaj, V. Berisha (I. Krasniqi 75′), Zhegrova, Muslija (E. Krasniqi 60′), Rashica (Jashari 88′) dhe Al. Rrahmani (Asllani 88′).
Në minutën e 21-të, Edon Zhegrova lirohet për bukuri nga mbrojtja lituane, duke goditur nga rreth 13-14 metra dhe në këndin e poshtëm të djathtë, 0:1.
Zëvendësuesi Ermal Krasniqi në minutën e 65-të me lëvizje dinake kaloi dy mbrojtës të rivalit, duke goditur nga rreth 13-14 metra dhe në këndin e poshtëm të djathtë, 0:2.
Në minutën e 69-të, portieri Amir Shaipi fantastik, shpëtoi gol të sigurtë, duke e ndalur goditjen nga afërsia të lojtarit Paulius Golubickas.
Në minutën e 84-të, portieri Amir Shaipi reagoi dobët dhe futbollisti Golubickas realizoi me kokë në portën e zbraztë.
Kjo është fitorja e dytë rresht për djelmoshat e Franco Fodas duke e ruajtur hapin për kreun e tabelës.