V E N D I M
Hapet procedura disiplinore ndaj kryetarit të FC Prishtina nga Prishtina, z. Remzi Ejupi lidhur me rastin deri në kompletimin e provave – lëndës .
Kërkohet deklarata nga zyrtari në procedurë disiplinore; kryetari i FC Prishtina z. Remzi Ejupi lidhur me rastin; që të ofroni prova me fakte të vërtetuara për të gjitha ato të thëna në të cilat pretendoni në citimin e fjalëve të publikuara si; “skandali“, “keqpërdorimet“, “privatizimi“, “grup njerëzish“, infektimin e përzgjedhësit Bernard Challandes, humbja e ndeshjes ndaj Sllovenisë dhe dyshimet në bastore e të tjera për të cilat obligoheni që t’i siguroni dhe dëshmoni – ofroni; prova dhe fakteve deri me datë 06.01.2021 .
Prishtinë, 30.12.2020 ,
Komisioni disiplinor; shkalla e parë, kryetari Met Çeku