Në koncertin në nder të Michael Jackson, të zhvilluar në Kardif të Uellsit, kanë qenë të pranishëm edhe fëmijët e mbretit të pop-it, Prince Michael, Paris dhe Blanket.
Paris kishte veshur xhaketën e famshme që babai i saj mbante në videoklipin e këngës Thriller.
“Jemi të lumtur që jemi bashkuar në këtë mbrëmje për nder të babait tonë”, theksoi Paris.
Në këtë homazh morën pjesë shumë yje të muzikës botërore si Christina Aguilera, Smokey Robinson, Gladys Knight, Leona Leëis, Jennifer Hudson, Cee Lo Green dhe nëpëmrjet videos Beyonce.
Nga familja Jackson ishin prezentë gjithsej 13 anëtarë. Dy vëllezër të Michael Jackson dhe një motër e Janet Jackson nuk ishin të pranishëm sepse e konsiderojnë një gabim mbajtjen e një homazhi të tillë në një kohë që është në zhvillim e sipër procesi gjyqësor ndaj Conrad Murray, mjekut të Michael.