Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi ka konfirmuar arrestimin e Enver Sekiraqes. Ai ka thënë për Express, se Sekiraqa është arrestuar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me EULEX’in.
“Po është arrestuar Sekiraqa. Për detaje tjera pyeteni policinë”, ka thënë Ministri Rexhepi.
Arrestohet Enver Sekiraqa
Është arrestuar njeriu më i kërkuar në Kosovë. Ai është Enver Sekiraqa, i cili akuzohet edhe për vrasjen e policit të Njësisë së Speciale, Triumf Riza.
Burime të Express brenda policisë kanë treguar se Sekiraqa është arrestuar sot rreth orës 15:30.
“Enver Sekiraqa është në duart e policisë”, ka thënë një zyrtar i lartë policor në kusht anonimiteti.
Më herët për Sekiraqën ka pasur njoftime se ndodhet në Republikën e Irlandës, ndërkohë para disa ditësh pati dështuar një aksion i policisë për ta arrestuar atë në Prishtinë.
Sekiraqa akuzohet edhe për vepra të tjera penale.
Express Online do t’iu njoftoj me kohë për zhvillimet tjera në lidhje me këtë arrestim.