Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se Ramush Haradinaj, ka fyer deputetët e opozitës kur ka thënë se nuk gjuan gaz lotsjellës në Kuvend.
“Haradinaj i ka fyer të gjithë ata që kanë hedhur gaz në Kuvend, Donika Kadaj-Bujupin, Pal Lekajn, Time Kadriajn dhe të gjitha të tjerët opozitar që kanë hedhur gaz. Nuk më duket në rregull kjo”, ka thënë Konjufca për emisionin “Argument Plus”
Sipas Konjufcës, Haradinaj ka pësuar një shkarje për shkak të një zemërimit të brendshëm, raporton Insajderi.
“Ka mllef Haradinaj por nuk e di se çfarë mllefi. Duhet ta pyesni atë. Por mendoj se duhet ta mundim mllefin”, ka thënë Konjufca.
Haradinaj duke iu referuar hedhjes së gazit në seancat e kuvendit, Haradinaj ka thënë se ai është “gjeneratë” tjetër dhe se nuk merret me “sporte të vogla” si Visar Ymeri.
Ai ka konfirmuar se brenda opozitës ka ndasi sa i përket idesë për shkuarje në zgjedhjet e ardhshme si opozitë e bashkuar.
Nuk është që ai u ka thënë por që ka qenë e nevojshme për shkak të stopimit. Më duket se është një lloj shkarje për shkak të një zemërimi të brendshëm, një mllefi. Nuk e di se për cfarë mllefi . Duhet ta mundim mllefin.
“Të shprehem kushtimisht, AAK ka një qasje negative karshi pushtetit. Ata duan që horizonti jonë si opozitë t’i përkushtohet më shumë në rrëzimin e Qeverisë sesa ndërtimin e qeverisë së re. Ndërsa VV do që jo thjeshtë të rrëzohet pushteti por edhe të kemi platformë sesi të ndërtojmë pushtetin e ri”.
Sipas tij, opozita ka vendosur që të dalë me një koncept të përbashkët politik, dhe për këtë duhet të harmonizohen qëndrimet e të tri partive politike.
“Opozita do të dalë me një koncept të ri politik që zëvëndëson këtë qeverisje. Dhe deri më tani nuk kemi pajtime për këtë platoformë”, ka thënë Konjufca.