Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas tërmetit që goditi Turqinë mëngjesin e sotëm.

Ai tha se u dërgon ngushëllime presidentit turk, Erdogan dhe familjeve të viktimave.

“Mëngjesi i sotëm na gjeti me lajmin e hidhur që vjen nga Turqia, ku si pasojë e një tërmeti të fuqishëm kanë humbur jetën qindra qytetarë dhe qindra të tjerë kanë mbetur të lënduar, ndërsa fshatra e qytete të shumta kanë pësuar dëme të paimagjinueshme. Në këto momente të vështira dhe tragjike, ndajmë dhembjen me shtetin dhe popullin turk. Presidentit Erdoğan dhe të gjitha familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre, u dërgoj ngushëllimet më të sinqerta. Populli i Kosovës është me ta në këtë periudhë të rëndë”, ka shkruar ai.

SHPËRNDAJE