Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i është kundërpërgjigjur zëdhënësit të Bashkimit Evropian Petar Stano, që hezitoi sot të deklarojë se Serbia është duke e shkelur marrëveshjen  e Ohrit, duke tentuar që të pengojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Krasniqi tha se kur bëhet fjalë për Kosovën, nga BE-ja lëshojnë deklarata specifike, duke përfshirë edhe deklarata për shpronsime.

“Kur Serbia shkel në mënyrë të vazhdueshme marrëveshjet, BE-ja preferon të mos hyjë në detaje dhe të përmbahet nga komentet e mëtejme. Por kur bëhet fjalë për Kosovën, ato mund të jenë po aq specifike sa komentimi i një vendimi për shpronësim të tokës, dhe që të vihet me gisht. Pse?” ka shkruar ministri Krasniqi në Tëitter.

SHPËRNDAJE