Lideri i opozitës, z. Memli Krasniqi, më anë të një postimi në facebook ka komentuar raportin e fundit për vitin 2022 të HRë, për të cilin ka thënë se vjen si i tillë si rezultat i mos-kompetencës dhe keqqeverisjes, ndër të tjera.

Ja postimi i plotë i z. Krasniqi:

Kaosin, mungesën e kompetencës, keqqeverisjen dhe pasigurinë sociale e politike të krijuar gjatë vitit 2022 në vendin tonë – e ka evidentuar edhe raporti i fundit për Kosovën i organizatës Human Rights ëatch.
Dhuna dhe vrasjet e grave, kërcënimet e gazetarëve nga zyrtarë institucionalë e diskriminimi i të gjitha komuniteteve të margjinalizuara, dëshmojnë detajisht paaftësinë e kësaj Qeverie.
Shpërfaqja e mungesës elementare të përgjegjësisë institucionale në vitin e kaluar, është tregues i qartë se çfarë i pret qytetarët e Kosovës edhe këtë vit nga kjo Qeveri: Abuzim me të drejtat e tyre elementare!

SHPËRNDAJE