Krerët e katër federatave më masive dhe më të suksesshme në sportet kolektive kanë zhvilluar sot një drekë pune. I pari i FFK-së, Agim Ademi përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar për drekën e përbashkët me homologët e tij nga Federata e Basketbollit, Hendbollit dhe ajo e Volejbollit. Presidenti i FFK-së ka theksuar se në këtë takim kanë diskutuar për shumë tema, në mesin e të cilave edhe për grupet e tifozëve, si dhe kanë arritur pajtueshmëri që këto katër federata të jenë bashkë në proceset sportive.