Gjate dites sotme, kreret e Partise me te madhe opozitare ne vend, PDK, me ne krye z. Memli Krasniqin si dhe bashkepuntoret, z. Enver Hoxhaj, znj. Vlora Çitaku e z. Uran Ismaili, kane pritur ne takim ambasadoret e vendeve mike te Republikes se Kosoves.
Ne takim thuhet se nder te tjera eshte biseduar mbi sigurine e vendit dhe ruajtjes se paqes e stabilitetit, per cka u pajtuan te gjithe se duhet te punojne se bashku.
Ja njoftimi i plotë:
Sot, në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës prita Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovës, Tomas Szunyog, Ambasadorin e Francës, Olivier Guerot, Ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde dhe Ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu.
Në takimin e përbashkët diskutuam për zhvillimet e përgjithshme në vendin tonë, me theks të veçantë ato politike dhe të sigurisë. Ambasadorët evropianë i falënderova për përkushtimin dhe kontributin e tyre në kultivimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe i sigurova se edhe sot, kur Kosova po kalon nëpër sfida të natyrave të ndryshme, PDK do të luaj rolin e saj konstruktiv që i shërben interesit qytetar dhe të ardhmes euro-atlantike të shtetit tonë.