Gjenevë, 20 dhjetor -Zëvendës shefi i ushtrisë viziton trupat zvicerane në Kosovë viziet kjo tradicionale me rastin e festave te fundvitit. Një vizitë i është planifikuar Komandantit të Forcës së Kosovës (KFOR), gjeneralmajor Lorenzo D’Addario (ITA), në Prishtinë. kaner njftuar minsitria e mbrojtes agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” në Zvicër.
Në përputhje me traditën, komandanti i Korpusit Aldo C. Schellenberg, Zëvendës Shef i Ushtrisë në emër të Shefit sot do vizitoj Ushtaret e SWISSCOY në Kosovë si dhe me trupat zvicerane ne Bonsnje dhe Hrecegovine
Komandanti i Korpusit Schellenberg ne rajon do shoqërohet nga Valais Jean-René Fournier, Kryetar i Këshillit të Shteteve dhe nga Këshilltari Shtetëror Luzern Marcel Schwerzmann. Pika kulmore e këtij udhëtimi është festimi i Krishtlindjeve me kontigjentin e 39-të të SWISSCOY në Novo Sellë. Përveç kësaj, një vizitë i është planifikuar Komandantit të Forcës së Kosovës (KFOR), gjeneralmajor Lorenzo D’Addario (ITA), në Prishtinë.
Swisscoy në Kosovë, deri në fund të vitit 2020
Se kane njohur për themelimin e ushtrise se Kosovës, autoritet zvicerane kane pohuar se jane ne dijeni djhe po percjellin sitautne me mjaft inetrsim ne rajon.
“Zvicra ka njohuri për paketën legjislative të miratuar nga Parlamenti i Kosovës në lidhje me transformimin e forcave të sigurisë të Kosovës. (“La Suisse a pris connaissance du paquet législatif adopté par le Parlement kosovar en lien avec la transformation des forces de sécurité du Kosovo.”) kane deklaruar sot zyratre nga qeveria zvcerane për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” në Zvicër
Pierre-Alain Eltschinger, zëdhënës i Departamentit Federal të Punëve të Jashtme sot ka thene per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” se “Zvicra është e vendosur të vazhdojë të marrë pjesë në përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për t’im kontribuar paqes dhe stabilitetit në rajon…”
Siç dihet, që nga përfundimi i luftës, gjegjësisht nga viti 1999, armata e Zvicrës është në mbështetje të trupave ushtarake ndërkombëtare KFOR-it, të stacionuara në Kosovë.
Këshilli Federal planifikon reduktimin e trupave zvicerane në Kosovë, por ky reduktim do të rrjedhë në mënyrë graduale, transmeton albinfo.ch. Nga 235 ushtarë sa janë tash, në përfundim të misionit numri i tyre do të bjerë në 165.