Kriminelët shqiptarë që pretendonin se ishin refugjatë kosovarë “fituan” azilin ne Britani Kriminelët shqiptarë që pretendonin se ishin refugjatë kosovarë fitonin fitoren e Gjykatës Supreme në luftën për të shmangur dëbimin – që do të thotë beteja për t’i larguar ata nga vendi tani (“Albanian criminals who pretended to be Kosovan refugees score Supreme Court victory in fight to avoid deportation – meaning battle to kick them out of the country will now enter fifth year“) eshet3 ky titulli i Dely Mail duke ju referuar burimeve te The Sun , transmeton agjencdia e lajmeve “Presheva jonë”
Dy burra shqiptarë që paraqiteshin si refugjatë kosovarë fituan të drejtën për të qëndruar në Bruitanine e Madhe
![](http://www.preshevajone.com/wp-content/uploads/2017/12/refduggddd.jpg)
Dy shqiptarë të Shqipërisë që u shtirën si refugjatë të Kosovës kanë fituar luftën me Gjykatën Supreme duke parandaluar deportimin e tyre.
Me mijëra tjerë tani mund të lejohen të rrinë në Britani edhe nëse kanë kryer krime të rënda, raporton “The Sun”.
Njëri nga ta, Dinjan Hysaj, 40 vjeç, u lejua të qëndronte në Britani më 1999 — dhe në vitin 2011 ai u burgos për pesë vjet pasi goditi me shishe qelqi një person tjetër në një lokal në Hemel Hempstead, Herts.
Një tjetër, Agron Bakijasi, 44 vjeç, u zbulua më 2007 kur partnerja e tij u kthye në Shqipëri. Por ai riaplikoi duke përdorur dokumente të falsifikuara dhe iu dha nënshtetësia britanike.
Ministria e Brendshme (Home Secretary) dha urdhër që të dy ata të deportoheshin pasi u zbuluan gënjeshtrat e tyre por ata e çuan rastin e tyre në Gjykatën Supreme.
Avokatët e tyre publikë ia dolën me sukses të argumentonin se gënjeshtra për të fituar nënshtetësinë nuk mjafton për t’ua mohuar atyre këtë të drejtë.
Gjykatësit vendosën se “nuk ishte e qartë kur përdorimi i identitetit të rremë për të fituar shtetësinë nga një person mund të çojë në anulim”.
Në vendimin e tyre, ata thanë: “Në rastet aktuale, asnjëri nga kërkuesit e shtetësisë nuk pretendonte të ishte dikush që nuk ishte”. Ky gjykim me gjasë do të përdoret edhe për shumë raste tjera të ngjashme. Edhe kostot e të dyve do të paguhen nga taksapaguesit, pasi rasti mësohet të ketë kushtuar 1 milion funte. Ministria e Brendshme tha se “tani do të shoh shtigje tjera”.