Ferizaj 8 Mars -S’ka me keq se burri mu ba “gru”, ama s’ka me mirë, me krenari kur gruaja behet “burr”, dmth burrneshë si kjo poshte ne foto, te ciles ne cdo mengjes i rrine gaditu 100 burra! Eshte kjo Kristina Gashi-Bytyqi, kryesues se Kuvendit Komunal te Ferizajt.
Me rastin e festetes nderkombetare te gruas kesaj radhe ekipi i gazetareve te agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” ka trokitur ne dyert e komunes se Ferizajt, pikërisht ne kabinetin e kryesues se Kuvendit Komunal te Ferizajt znj. Gashi-Bytyqi.
Gazetari yne nga Gjeneva Nefail Maliqi uron Kristina Gashi-Bytyqin diten nderkombetare te gruas 8-Marsin dhe sukseset e saja ne krye te qeverisje se Komunes se Ferizaj
Bashkebiseduesaj jone eshtë Kristina Gashi-Bytyqi. Ajo shkollën fillore e kam të përfunduar në Fshatin e Vjetër, ndërsa shkollën e mesme në Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj. Ka përfunduar studimet Bachelor në Fakultetin Filologjik- Dega Gjuhë dhe Letërsi Angleze, e cila eshte në përfundim të masterit si mësimëdhënëse e gjuhës dhe letërsisë angleze, në Universitetin e Evropës juglindore në Tetovë. Zgjodhem kesaj radhe Ferizaj meqe kjo qender eshte nje fakt dhe shembull i mire i bashkëjetesës fetare, ku katolik dhe muslimane jetojne afer njeri-tjetrit. “Te mirat e te këqijat i ndajne bashkarisht ne qytetin e tyre ne Ferizaj, qytet ky simbol i tolerancës fetare, ku në një oborr gjendet Xhamia dhe Kisha…” thote fillimisht kryesuesja e Kuvendit Komunal te Ferizajt znj. Gashi-Bytyqi per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”
Zonja Kryesuese, fillimisht mund të na thoni cfarë do të thotë për ju, për një grua Shqiptare, të jesh në krye të një institucioni më të lartë të komunës?
Kristina Gashi-Bytyqi: Unë nuk e shoh pozitën në aspektin gjinor, të jesh në krye të një nstitucioni të lartë të komunës mendojë se nuk është e vështirë në aspektin e udhëheqjes, sepse unë e shoh vetën si udhëheqëse, por është sfiduese sepse është punë me përgjegjësi të madhe, sidomos kur dihet se jemi një nga komunat më të mëdha në Republikën e Kosovës dhe çdo ditë ballafaqohemi me diçka të re.
Cfarë raporte keni mes partive politike në Komunën tuaj sespe në kuvend keni një multi parti. Cilat janë prioritetet e juaja në kuvend për qytetarët e Ferizajt ?
Kristina Gashi-Bytyqi: Ka polarizime të mëdha politike mirëpo përkushtohem maksimalisht, kemi raporte të mira kolegiale madje shpesh herë të gjitha partitë politike janë tejet bashkëpunues sepse dihet që ne jemi në ato ulse për interesa të qytarëve dhe jo interesa personale. Prandaj pritoritet në kuvend kemi transparencën, bashkëpunimin për të marrë vendime që kanë të bëjnë me përmisimin e jetës së qytetarëve.
Cfarë bashkëpunimi keni me komunat tjera në Kosovë. Komuna e Ferizajt ka bashkëpunime të vazhdueshme me Komunat e tjera në fusha të ndryshme, si në ato të projekteve për bashkëpunim ndërkomunal. Po me ato jashtë Kosovës psh në Luginën e Preshevës apo Shqipër?
Kristina Gashi-Bytyqi: Vitin që lamë pas Kuvendi i Komunës së Ferizajt ka realizuar vizitë zyrtare në Shqipëri në Bashkinë e Tiranës dhe të Shkodrës me të cilën kemi bashkëpunim në fushën e Kulturës dhe Rinisë ku jemi dakorduar që të zgjerojmë bashkëpunimin edhe në fushën e Arsimit, gjithashtu bashkëpunime të mira kemi edhe me Komunat në Republikën e Malit të Zi si ajo e Cetinës, dhe me Luginën e Preshevës kemi bashkëpunim mes shkollave pra në fushën e arsimit për shkëmbimin e përvojave në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies.
Jeni e kënaqur me përfshirjen e gruas shqiptare në insitucionet komunale dhe ato me lartë shtetërore, qeveri, parlament dhe presidencë?
Kristina Gashi-Bytyqi: Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në rritjen e numrit të grave në udhëheqjen politik. Edhe pse numri i grave në pozicione drejtuese ekzekutive mbetet i ulët, prania e grave me ndikim në një pjesë të vogël të pozitave kyçe është duke e ndryshuar qëndrimin publik në lidhje me gratë dhe është duke e krijuar momentin për rritjen e lidershipit të grave në të ardhmen. Zbatimi i legjislacionit për kuotën gjinore, ka hapur rrugë më të gjëra për pjesëmarrjen e grave në politikë si dhe i ndihmon gratë në tejkalimin e pengesave për pjesëmarrje në politikë. Komuna e Ferizajt ne kete qeverisje, ne krye me z.Agim Aliu, ka transformuar përmbajtjen e Kuvendit të Komunës dhe qeverisjes lokale në aspektin e përfaqësimit të gruas, në këtë qeverisjeje për herë të parë Kuvendi i Komunës organi më i lartë vendimmarrës udhëheqet nga një femer, sot drejtoritë kryesore udhëheqen nga femrat në komunën tonë., por kjo ende nuk do të thotë shumë nëse marrim parasysh përqindjen e popullatës sonë. Por është një shtysë e madhe për të vazhduar të rrisim numrin e grave në të gjitha nivelet e përfaqësimit në qeverisjen lokale sot dhe në atë qendrore nesër. Rol të rëndësishëm në rritjen e nr të grave në pozitat udhëheqëse, kanë edhe partitë politike, ku partitë politike duhet të kenë strategji të mirëfillta për fuqizimin dhe përkrahjen e grave para fushatës, gjatë fushatës e poashtu edhe pas zgjedhjeve, duke ju dhënë mundësinë që të udhëheqin në pozitat vendimmarrëse meritore, sepse vetëm në këtë mënyrë kthehet besimi dhe vullneti i tyre që të jenë pjesë e politikës, duke I trajtuar barabartë, me meshkujt.
Kemi dëgjuar se ju jeni përkrahëse e organizatave joqeveritare. Cfare mund të na thoni lidhur me këtë?
Kristina Gashi-Bytyqi: Qysh nga fillimi i mandatit jam angazhuar që të shoh sfidat me të cilat ballafaqohen organizatat joqeveritare e sidomos ato me nevoja të vecanta, ku bashkarisht me kryetarin kemi arritur që të miratojmë në kuvend strategjinë dhe planin e veprimit për personat me nevoja të vecanta në komunën e Ferizajt dhe jemi ndër komunat e para në këtë aspect. Gjithashtu kemiaprovuar disa rregullore që kanë të bëjnë me përkrahjen e fmijëve, rinisë dhe grave. Na flisni pak për sukseset e juaja. Në vitin 2013 u zgjodha anëtare e Kuvendit të Komunës së Ferizajt si më e votuara në nivelin lokal por edhe më gjerë. Kam kryesuar komitetin për Arsim, Kulture, Rini dhe Sport. E para grua pjesë e komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Ferizajt, kam të përfunduar Akademinë për Qeverisje Lokale, jam vlerësuar nga Ojq në Ferizaj për kontributin e dhënë në avancimin e Gruas në shoqëri dhe së fundi jam vlerësuar si Ambasadore e Paqës nga Organizata e Paqes në Botë.
Ku e shihni vetën në të ardhmën, në cilën pozitë?
Kristina Gashi-Bytyqi: Synimi im për të ardhmën është të kontribuoj për qytetin, shtetin tim. Në rend të parë të kem përherë qytetarët. Përkrahja e tyre i përmbushë synimet e mia. Në cilën do pozitë të jem unë do jem zëri i qytetarëve, besimi I tyre është arritja ime.
Eshtë hera e parë që një femër gjendet në krye të legjeslativit. Vjosa Osmani, Cfarë do të thoni ju për këtë?
Kristina Gashi-Bytyqi: Me zgjedhjen e Vjosa Osmani si kryeparlamentare e Republikës së Kosovës është bërë një hap para në avancimin e gruas në pozita vendimmarrëse. Megjithëse ne kemi pasur edhe presidenten znj.Jahjaga me të cilën jemi krenar me përfaqësimin e saj si brenda po ashtu edhe jashtë vendit sidomos me shtetet mike të cilat përkrahën Kosovën si në luftë ashtu edhe në Paqe.
Si përfundim cili është mesazhi juaj si një grua udhëheqëse?
Kristina Gashi-Bytyqi: Udhëheqja ime ka një koncept e cila bazohet në avancim, Unë i inkurajoj gratë dhe vajzat të përkrahin njëra tjetrën që të fuqizohemi sa më shumë, me qëllim që të jenë më të përfaqësuara në jetën publike dhe institucionale. Ne si gra udhëheqëse duhet të jemi shembull i mirë për gratë dhe vajzat e reja të cilat synojnë që nesëer të jenë në pozita vendimmarrëse.